Celebrities Fashion Gossip

Stilin e pantallonave “qesharake” sapo na e solli nëna e motrave të famshme Hadid!

Nëna e motrave të famshme Hadid, Yolanda është fotografuar së fundmi me të dashurin e saj e veshur me të njëjtin stil pantallonash. Yolanda mesa duket e kishte kuptuar shumë mirë kodin e veshjes në festën që vajza e saj Gigi kishte organizuar për ditëlindjen e vogëlushes së saj.

Me këtë rast ajo kishte veshur një palë xhinse të mbuluara me luledielli tredimensionale dhe të njëjtën stil xhinsesh kishte veshur edhe i dashuri, Joey Jingoli. Po ju, e keni provuar ndonjëherë ndjesinë e të qenit veshur njësoj me partnerin e zemrës?!

Ndërkaq, në foton e publikuar në rrjetin e saj social Instagram, 57-vjeçarja shkroi:

Ne dukemi pak të çmendur, por kodi i veshjes ishte”Pantallona qesharake” ose “Fund qesharak” për festimin e ditëlindjes së vogëlushes Khai.

Ndërsa ish-modelja kishte kombinuar me pantallonat bluzën e saj portokalli dhe atlete praktike të po së njëjtës ngjyrë, partneri i saj Joey Jingoli kishte zgjedhur një këmishë të thjeshtë bojqielli. Rikujtojmë se Yolanda ka një marrëdhënie të shkëlqyer me këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa-n.

Dua prej disa kohësh është në një romancë me Anwar Hadid, djalin e Yolanda-s. Para disa kohëve diva e muzikës ndodhej në Shqipëri për pushime dhe teksa postonte foto nga deti Jon, vjehrrës së saj nuk kishte si t’i shpëtonte pa i komentuar në foto. Duhet theksuar se Dua ka një marrëdhënie të shkëlqyer jo vetëm me nënën e të dashurit të saj por edhe me motrat e tij, modelet e famshme Bella dhe Gigi Hadid.