Bota Health & Beauty

Studim i fundit, zbulohet shkaku pas “mjegullës së trurit” tek ata që kalojnë COVID-19!

Mpiksja e gjakut në tru ose në mushkëri mund të jetë shkaku për disa simptoma të zakonshme të “Covid-it të gjatë”, duke përfshirë atë që është cilësuar si “mjegull e trurit”. Kjo sipas një studimi të bërë së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar. Nga 1,837 njerëz të shtruar në spital për shkak të COVID, studiuesit thonë se dy proteina të gjakut tregojnë se mpiksjet janë një shkak.

Mendohet se 16% e pacientëve që kanë probleme të tilla, kanë probleme me të menduarit, përqendrimin ose kujtesën për të paktën gjashtë muaj. Covid-i i gjatë mund të zhvillohet edhe pas infeksioneve më të lehta. Por ekipi hulumtues, nga universitetet e Oksfordit dhe Leicesterit, thekson se gjetjet e tyre janë të rëndësishme vetëm për pacientët e shtruar në spital.

Nevojiten kërkime të mëtejshme përpara se të testohet ndonjë trajtim i mundshëm për pacientët me pasoja të zgjatura nga Covid-19. Chris Brightling, profesor në Leicester tha:

Është një kombinim i shëndetit të dikujt përpara së të infektohej, vetë ngjarjes akute dhe asaj që ndodh më pas që çon në pasoja të shëndetit fizik dhe mendor.

Rikujtojmë, se Departamenti i Drejtësisë ka sekuestruar mbi 1.4 miliardë dollarë të vjedhura nga fondet e ndihmës për të përballuar pasojat e pandemisë. Në të gjithë vendin po hetohen mbi 3 mijë të akuzuar për vjedhjet. Drejtësia amerikane bëri të ditura rezultatet e hetimeve në mbarë vendin për të luftuar mashtrimet me ndihmat gjatë periudhës së pandemisë. Akuza federale janë ngritur kundër 371 të dyshuarve për vepra që lidhen me mashtrime që kapin vlerën mbi 836 milionë dollarë.