Celebrities Gossip Showbiz

Surprizat nga Ylli Limani duket se nuk kanë të ndalur!

Një ndër këngëtarët më të dashur të publikut, që gjithmonë di se çfarë fansat e tij kërkojnë është Ylli Limani. Projektet e tij marrin miliona klikime dhe pëlqehen nga çdo moshë.

Si çdo herë ai vjen me risi të ndryshme dhe nuk ngurron duke i befasuar të gjithë. Së fundmi, ai ka sjellë një ‘mini-album’ ose ndryshe një ‘EP’ me disa këngë të reja. Para pak kohësh, këngëtari publikoi “Lshoja Zanin”, “Qaj”, “Çka nëse”, “Vonë” dhe “Gënjeshtare”.

E duket se ky mini-album është pritur shumë mirë nga ndjekësit dhe dashamirësit e muzikës së tij, duke kaluar miliona klikime, por kjo nuk është gjithçka presim nga Ylli. Këtë e ka bërë me dije vetë artisti teksa është shfaqur duke na improvizuar një sekuencë nga kënga e tij më e re për të cilën nuk kemi ende një datë publikimi.

https://www.tiktok.com/@lyrics_song032/video/7077459375677328645?lang=en

I ftuar në ‘Pardon My French’ para disa javësh, Ylli na dha një informacion shumë të rëndësishëm lidhur me një projekt të ri që ka të bëjë me Top Media-n. Artisti gjithashtu na zbuloi më shumë lidhur me jetën e tij private që e mban sekret në mënyrë hermetike.

Këto dhe shumë të tjera, Ylli i zbuloi ekskluzivisht për TAR në intervistën me Jonidën dhe Elonën në ‘Pardon My French’.