Showbiz

Surprizon Blake Lively, aktorja në pritje të fëmijës së tretë

Aktorja e famshme hollivudiane Blake Lively ka arritur të mbajë sekret faktin që është në pritje të ëmbël.

Ajo ka surprizuar mbrëmjen e kaluar teksa ka parakaluar në tapetin e kuq me një fustan të verdhë ku dukej qartë barku i saj i fryrë.

31-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Ryan Reynolds u shfaqën në premirën e filmit ku ky i fundit është protagonist. Bëhet fjalë për realizimin kinematografik të shumëpërfolur “Pokemon Detective Pikachu”, premiera e të cilës u mbajt në New York.

Dyshja po bëhen prindër për herë të tretë duke bërë realitet ëndrrën e tyre për të patur një familje të madhe. Ata janë gjithashtu prindër të dy vajzave.