Bota

Tajfuni Doksuri përmbyt aeroportet, anulohen qindra fluturime!

Tajfuni Doksuri që goditi Pekinin, Tianjin dhe provincën e Hebeit në fund të korrikut, ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të shumta në Kinë. Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe mijëra banorë janë evakuuar, në përmbytjet më të këqija që goditën Kinën në më shumë se një dekadë.

Në pjesët urbane të Pekinit, qindra rrugë u përmbytën, duke detyruar parqet dhe pikat turistike të mbyllen. Po ashtu qindra fluturime ose u vonuan ose u anuluan në dy aeroportet kryesore të qytetit, për shkak të avionëve të bllokuar për shkak të përmbytjeve. Disa linja metroje dhe trena gjithashtu u pezulluan.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)