Aktualitet Politikë

Taulant Balla porosi Policisë së Fierit: Zbardhni ngjarjet e rënda kriminale!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka qenë në Fier për një analizë më strukturat drejtuese të Policisë. Në fjalën për mediat, Balla tha se zbardhja e ngjarjeve të rënda kriminale do të jetë në fokus të punës së policisë, që sipas tij do jenë një test për te fituar besimin e publikut.

Ministri theksoi detyrat e policisë për të realizuar zbulimin e vrasjeve, në të cilën përmendi edhe vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi në Roskovec në vitin 2009. Ai theksoi se nga pritshmëria e rezultateve të punës së strukturave policore do të ketë edhe ndryshim në drejtimin e tyre.

“Duhet të ngremë grupe pune te përbashkëta për te arritur zbardhjen e këtyre ngjarjeve”, tha Balla.

Balla tha se në fokus do të jetë gjithashtu krimi ekonomik si edhe ai kundër trafiqeve që kanë qenë prezent në këtë territor.

Përsa i përket narkotikeve Balla theksoi se kjo është një beteje e vazhdueshme deri në arritjen dhe ndalimin e kokave të rëndësishme të këtij trafiku.

Ndër të tjera, ministri i Brendshëm i ka kërkuar drejtuesve të Policisë së Fierit të mos pranojnë asnjë ndërhyrje në punën e tyre.

“Me thoni një rast kur unë qoftë më parë, qoftë si Ministër t’ju kem marrë një herë në telefon. Urdhrat dhe porositë i merrni nga eprorët dhe nga ligji”, tha Balla.