Lifestyle

Të dërgoni një email teksa jeni me nerva? Psikologu këshillon se çfarë realisht duhet të bëni!

Shumica prej nesh në momente nervash e kanë gjetur veten përpara tastierës në një moment dileme për të dërguar një email. “Mendoni për qëllimin. Pse po e dërgoni? Cili është qëllimi?”-thotë psikologu Ryan Martin.

Nëse qëllimi është vetëm t’i tregoni dikujt se sa të zemëruar jeni ose ta bëni atë të ndihet keq në një farë mënyre, mendoni nëse kjo do t’ju çojë atje ku dëshironi në planin afatgjatë. Para se të dini se cili është qëllimi juaj, duhet të siguroheni që gjithçka po shkruani të jetë e përshtatur sipas këtij objektivi. Ndonjëherë, dërgimi i një emaili të tillë nuk do të thotë se ju do të përmbushni kështu qëllimin tuaj. Jepini vetes kohë përpara se ta dërgoni apo ta çoni virtualisht në koshin e plehrave. Një nga aspektet më të mira që lidhet me email-et kundrejt ndërveprimit social është fakti se ju keni kohë. Kështu që jepini vetes 10 minuta kohë dhe qetësohuni. Më pas rilexojeni me zë ose jepjani një kolegu/eje që ta lexojë. Fakti që doni ta ndani përmbajtjen me persona të tjerë, tregon se ju keni nevojë për mendimin e tyre përpara se ta dërgoni këtë email. Mendoni pak edhe për detajet, përdorimin e emoji-ve, gjuhën e zgjedhur në këtë email. A do t’ju ndihmojë ajo të jepni mendimin tuaj apo thjesht do lëndojë marrësin? Më parë, jepini përgjigje këtyre pikëpyetje e më pas vendosni nëse duhet dërguar një email i tillë apo jo!