Tech

Të gjithë do ta pëlqejnë përditësimin e ri në WhatsApp, ja arsyeja pse…

Aplikacioni më i njohur që përdoret për shkëmbimin e mesazheve në pronësi të Meta-s, WhatsApp, është një nga platformat sociale më të përdorura për shkak të komunikimit të menjëhershëm që ofron për përdoruesit e tij. Kompania vazhdon të prezantojë përditësime dhe përmirësime të reja në këtë aplikacion për ta bërë përvojën e përdoruesve më të mirë dhe më argëtuese teksa ndërveprojnë me të dashurit apo miqtë e tyre.

Këtë herë, WhatsApp po ofron mundësinë për të ndarë sugjerime në një mënyrë të re për t’i bërë bisedat më të këndshme dhe interaktive. Përditësimi më i fundit është për telefonat Android, i cili lejon një kërkim të veçantë për sticker-at. Përditësimi është i lidhur me aftësinë për të shfaqur si një sugjerim një sticker të caktuar në momentin që ti përdor një emoji, si shembull fotoja e mëposhtme:

Siç tregohet edhe në këtë foto, një tabelë e re me sticker-s do të shfaqet sipër tastierës, duke treguar sticker-at që lidhen me emoji-t e vendosur tek hapësira ku ne shkruajmë mesazhin. WABetaInfo sugjeron që përditësimi i ri është “një nga veçoritë më të dobishme” sepse gjetja e një sticker-i të veçantë bëhet jashtëzakonisht e ndërlikuar dhe e vështirë në momentin që një përdorues e kërkon.

Me këtë veçori, gjetja e sticker-it të duhur për çdo situatë do të jetë shumë më e lehtë, duke kursyer kohë në proces.

Funksioni i ri i sugjerimit të sticker-ave është i disponueshëm për disa testues beta që instalojnë përditësimin më të fundit të WhatsApp beta për Android nga Google Play Store por do të shpërndahet tek më shumë njerëz gjatë ditëve në vijim.