Bota

Të hiqte insektin nga trupi i meteorologes ishte më e rëndësishme se vetë intervista, Joe Biden bëhet sërish viral në rrjet!

Presidenti amerikan, Joe Biden u bë sërish viral gjatë një interviste të rrallë që u transmetua gjatë ditës së djeshme. Presidenti 80-vjeçar zgjati dorën dhe i largoi një insekt nga trupi meteorologes Stephanie Abrams në një moment të vështirë gjatë bisedës për emisionin “The Weather Channel”.

Biden, i cili prej kohësh është akuzuar si tepërt i afërt dhe që krijon kontakt të panevojshëm fizikë me persona të tjerë, po shmangte një pyetje se pse nuk e ka shpallur klimën një emergjencë kombëtare kur vuri re insektin duke u zvarritur në xhaketën e kostumit të Abrams. “Oh, ju keni një insekt në trup”, mërmëriti ai, duke zgjatur shpejt dorën dhe ia larguar atë nga pjesa e sipërme të trupit.

“Faleminderit. E vlerësoj këtë”, tha intervistuesja, përpara se ta kthente me shpejtësi bisedën tek klima. Biden është zotuar më parë se do të jetë “më i vëmendshëm” ndaj hapësirës personale pasi u akuzua nga disa gra për përqafime, fërkime dhe përkëdhelje të papërshtatshme.

Më herët, gjatë vizitës së saj në Shtëpinë e Bardhë, Eva Longoria tërhoqi vëmendjen e mediave me fotot e ndryshme që postoi. Njëra prej tyre, në të cilën ndodhet në krahët e presidentit Joe Biden, tërhoqi veçanërisht vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale, pasi presidenti amerikan duket shumë i afërt me aktoren.

Nga ana tjetër, në një lapsus të ri verbal, presidenti i SHBA Joe Biden tha të mërkurën se presidenti rus Vladimir Putin “po e humbiste luftën në Irak” kur donte të thoshte Ukrainë. Duke folur shkurtimisht me gazetarët përpara se të nisej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Çikago, Biden u pyet nëse Putin ishte dobësuar nga kryengritja e shkurtër e udhëhequr nga një shef mercenar rus, forcat e të cilit kishin luftuar kundër Ukrainës.