Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Të ruaja në BBV3, isha i shqetësuar”, babai i bën mesazhin prekës Ledjonës!

Ish-banorja e BBV3, Ledjona ka marrë një mesazh mjaft emocionues nga babi i saj në “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin. Ai shprehet se është krenar për vajzën e vetë dhe se deri më tani nuk i ka sjellë asnjë shqetësim. Përsa i përket qëndrimit të saj në BBV3, ai shprehet se e ndiqte gjithë kohë, e ruante atë dhe shpesh herë ishte dhe i merakosur.

Babai i Ledjonës:Ledjona ti je krenaria ime. Të do babi shumë, kudo që ti ke qenë, ke shkëlqyer. Edhe në Big Brother shkëlqeve. Unë të shikoja derisa përfundonte emisioni, të ruaja, të shikoja dhe ta kisha merakun. Ti u solle shkëlqyer atje. Kudo që ke qenë babin ti nuk e ke shqetësuar për asnjë gjë, prandaj ti shiko një herë veten tendë, shiko vajzën, mos ki merak për neve, unë të mos e kem merakun për ty. Ti e di që babi bëhet merak. Pak të mos flas në telefon dhe them si është çupa, nuk kam folur, pyes mamin a ke folur, a ke folur ne telefon? E kam marrë thotë, mirë është. Ledjona bija e babait, ti e di qe unë juve ju kam pikë të dobët, ju dua shumë dhe ti babin e ke bërë krenar. Ju puth.

Ledjona ishte një nga banoret më të spikatura të këtij edicioni të tretë, e cila u eleminua pak javë më parë. Në një nominim të fortë përballë Eglës, Ilnisës, Heidit dhe Jetmirit, Ledjona i ka dhënë fund rrugëtimit në shtëpinë më të famshme. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën dhe rrugëtimin e saj në Big Brother. Së fundmi ish-banorja ka surprizuar fansat me ndryshimin e saj në ‘look’. Ledjona ka treguar përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, se i është bashkuar grupit të flokëve të kuqe.