Bota

Teknologjia VAR do përdoret edhe në play-off e Conference League!

Sistemi i Video Asistent Referee (VAR) do të përdoret edhe gjatë turneut të Ligës së Konferencës 2023/24, duke filluar nga faza play-off. Në total, 140 ndeshje të Conference League do të përdorin VAR këtë sezon.

Kjo është një rritje për ndeshjet e UEFA, ku teknologjia u prezantua në fazat me eliminim dhe u përdor për të gjitha ndeshjet deri në finale. Sidoqoftë, në sezonin e parë , VAR u përdor vetëm për gjysmëfinalet dhe finalet.

Prezantimi vazhdon trendin në garat e klubeve të meshkujve të UEFA-s. Liga e Kampionëve dhe Europa League e këtij viti do të shohin përdorimin e VAR në të gjitha raundet kualifikuese për herë të parë.

Tanimë edhe në nivelin e tretë të kompeticionin të UEFA, Conference League do ketë një sy më shumë për të shmangur çdo gabim që arbitrat mund të bëjnë, duke u korrigjuar nga pamjet video.