Celebrities Gossip Showbiz

Teksa të gjithë po kritikojnë, Aurela Gaçe i del në krah Ronela Hajatit!

Edicioni i 60 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar i cili u mbajt në Pallatin e Kongreseve zyrtarizoi fituesin e festivalit të 60.

Ronela Hajati me këngën ‘Sekret’ arriti të rrëmbente çmimin e parë të spektaklit pas të cilit do të na përfaqësojë në Eurovizion 2022.

Megjithatë, padyshim që në konkurse të tilla ka njerëz të pakënaqur me përzgjedhjen dhe kjo gjë sjell edhe komente apo kritika negative. Si njerëz të thjeshtë, ashtu edhe disa artistë janë shprehur kundër fitores së Ronelës. Krah saj publikisht, ka dalë dhe një ish- përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo është shprehur:

Festivalet…konkurrimet… gjithmonë sjellin edhe gjykimet. Lind gjithmonë pyetja, e meriton apo jo? Nuk ka rëndësi se kush fiton, është gjithmonë fituesi i rradhës…. Gjithmonë ka një pse, pse ky ose ajo ÇFARËDO TË BËHET, GJITHMONË KA DICKA TË THUHET. PËR MIRË A KEQ. MBAJ MEND KUR FITOI RONA NISHLIU, JUUUUU , ÇFARË NUK THATË . DUKE FILLUAR NGA 1 -PSE ME TË QARA DO IKIM NE ATJE? 2 – PSE ME ULËRIMA, CFARË ËSHTË KJO KËNGË VAJI, ETJ ETJ ETJ,QË JU I DINI VETË Se u turrët më heretikë se vetë fetarët më të mëdhenj. KUR AJO VAJZA QË SHIHTE PUNËN E VETË, E FOLI VETËM ME PUNË ,KUR KËNGA E PERFORMANCA E SAJ PËR ÇUDINE TUAJ BËRI QË SHQIPËRIA TË RENDITEJ E 5 NË EUROVIZION, JU PAPRITUR U BËTË KRENARË.  NDERKOHE AJO KËNGË AKOMA MERRET NGA TË HUAJT SI SFIDË PËR T’U KËNDUAR. EDHE KËTË E DINI MIRË.  E NJËJTA NDODH ME FUTBOLLISTËT, NJË HERË I SHANI ,NJË HERË I NGRINI NË PIEDESTAL, TË NJËJTET I QUANI TRADHËTARË, NJË HERË KRENARI E KOMBIT. PËR TË NJEJTËT INDIVIDË. Tani, meqë jam njeri i lirë, ta them edhe unë nje gjë të vockël. Unë jam shumë e ftohtë në gjykim. Konkurrimet kanë qënë pjesë e jetës sime, janë të vështira për nga ana emocionale, janë ngarkesë për ata që punojnë, madje edhe për familjet e tyre që marrin emocionet e fëmijeve të tyre. Secili prind sigurisht deshiron që femija i vetë te fitojë. E ndoqa festivalin,sidomos natën e dytë, isha në sallë si spektatore. Nuk po futem fare të gjykoj. Secili ka shijet e veta e aty s’guxoj fare të hyj. Tani, a ka gjithmonë nje këngë më të arrirrë se një tjetër? Sigurisht, gjithmone ka mirë e më mirë. Por, në momentin që dikush shpallet fitues, pse të mos japim kurajo? Që ai-ajo ,kushdo qoftë ,të marrë kurajo të punojë edhe më fort? A ka të pagabueshëm? Le të ngrejë dorën ndonjë që bën çdo gjë perfekt. Do të doja ta njihja. Akoma se kam takuar. Fundja fundit, dikush do të fitojë. Mos të bëhemi të këqinjtë e vetes tonë duke shpërndarë negativitet. Le të themi një herë te vetme, janë disa të rinj që punojnë. Do gabojnë, do rrëzohen, por do mësojnë. Le të mësojmë të rrahim krahët e dikujt që punon. Kushdo qoftë ai-ajo! Kaq kisha për këtë temë.

Pasues i Ronelës me vendin e dytë, u shpall Alban Ramosaj me këngën dhe baladën ‘Theje’ i cili emocionoi jo pak publikun. Gjatë fjalës së tij Ramosaj ‘porositi’ Ronelën të sillte kupën e Eurozionit në shtëpi pasi e uroi për fitoren.