Celebrities Showbiz

Tepër provokuese… Dafina Zeqiri sjell klipin e këngës “Era” në bashkëpunim me Butën!

Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.

Dafi dy muaj pasi ka publikuar të gjithë këngët e “Dafinë moj” si audio, tanimë po i sjell dhe si videoklipe. Teksa ka lançuar disa prej tyre, rradhën e kishte bashkëpunimi me Butën. Disa orë më parë, bukuroshja ka publikuar klipin e këngës “Era” ku është shfaqur shumë provokuese, ashtu siç jemi mësuar ta shohim shpesh.

Në të gjithë projektet e reja muzikore që ajo solli, një prej tyre duket të jetë e preferuara e publikut e kjo falë klikimeve në platformën YouTube. Krahasuar me shikueshmërinë nga këngët e tjera, bashkëpunimi me RON mban fronin e albumit “Dafinë Moj” me afro 4 milion klikime vetëm 1 muaj pas datës së publikimit si klip.

Nëse ju nuk e vutë re ne ju risjellim në vëmendje një veshje të mëparshme të Dafit në klipin e këngës “Supernova” në vitin 2012, veshje e njëjtë me atë të klipit “Murder on the dancefloor”. Ndoshta, këngëtarja është bërë nostalgjike për vitet e dikurshme dhe ka vendosur ta risjellë këtë ‘look’.

Rikujtojmë se, pak kohë më parë, Dafi u nominua nga qeveria suedeze për Çmimin e Eksportit të Muzikës për shkak të nënshtetësisë suedeze, megjithëse nuk arriti të fitojë.