Showbiz

“The Rock” gati t’i bashkohet kastit të “Deadpool 3”

Pas suksesit që pati në “Fast e Furious”, Dwayne Johnson i njohur me emrin e artit si The Rock sapo ka marrë një propozim shumë interesant.

Skenaristi i “Deadpool” i është drejtuar personalisht për t’i ofruar një rol në serinë e tretë të këtij filmi që u shndërrua në një ndër realizimet filmike me superheronj me të ardhurat më të mëdha në “Box Office”.

Përfaqësuesi i “Deadpool 3” u shpreh se do të donte që The Rock të merrte në konsideratë rolin e personazhit Garrison Kane pasi askush nuk do t’i përshtatej atij më mirë se aktori.

A do të pranojë Dwayne që të bëhet pjesë e familjes së “Marvel Universe” me këtë trilogji?! Kjo mbetet ende për tu zbuluar.