Showbiz

“The Rock” mund të bëhet President i Shteteve të Bashkuara

Aktori i famshëm Dwayne Johnson së fundmi është nderuar me yllin e tij në bulevardin “Walk of Fame” në Hollywood si edhe është vlerësuar me një çmim për karrierën e suksesshme në “World wrestling”, por ai nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

The Rock do të bëjë realitet të gjitha planet e jetës së tij dhe e fundit është të bëhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë të dhënë pas premierës së filmit të tij më të ri “Rampage”, në Londër, artisti u shpreh se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe nëse nuk fiton do të kandidojë sërish në 2028-ën.

Ai është shumë i përgatitur për të pasur një karrierë në politikë por nuk do të donte kurrë të zhgënjente amerikanët për këtë arsye ka punësuar një këshilltar politik si edhe i është futur studimeve me kokë prandaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 2020-ës.

Nëse qytetarët amerikanë kanë votuar si President, Donald Trump, zgjedhja e The Rock në të ardhmen nuk do të ishte një çudi e madhe.