Showbiz

“The Rock” tregon për herë të parë se e gjithë familja e tij duke përfshirë vajzat e vogla, janë infektuar nga Covid-19

Me anë të një video-je të postuar në Instagram, aktori hollivudian Dwayne Johnson zbuloi një lajm të trishtë. Ai tregoi se ai dhe e gjithë familja e tij janë infektuar nga Covid-19.

48-vjeçari e bëri të ditur këtë lajm për publikun ditën e kaluar duke thënë se gruaja e tij Lauren Hashian, 35-vjeçe dhe dy vajzat e tyre, Tiana 2-vjeçe dhe Jasmine 4-vjeçe po luftojnë me virsuin.

The Rock shtoi se prej javësh të gjithë ata janë izoluar në shtëpinë e tyre në Los Angeles por kjo betejë nuk ka qenë aspak e lehtë. Koronavirusi ishte një ndër betejat më të vështira që ai dhe familja e tij duhet të përballeshin.

Fatmirësisht ky makth për ta është drejt fundit por aktori thekson të rezultuarit poztivë me Covid-19 është shumë më ndryshe se të përballesh me ndonjë lëndim apo aksident madje më e vështirë se të jesh trokë e mos të kesh asgjë për të ngrënë.