Showbiz

The Rock uron vogëlushen e tij Tia për ditëlindjen e saj të parë

Aktori i famshëm Dwayne Johnson i njohur si The Rock, mbrëmjen e kaluar ka bërë një urim të veçantë për vogëlushen e tij Tia për ditëlindjen e saj të parë.

Ai ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku qëndron i shtrirë duke mbajtur të bijën e tij në krahë.

“Gëzuar ditëlindjen tëndë të parë bukuroshja jonë e vogël dhe e fortë, Tia Gianna. Mësohu më duart e babit e vogla ime pasi ato gjithmonë do të të mbrojnë” ,-shkroi ai në përshkrimin e fotos.