Sport

Thomas Strakosha i irrituar, gati largimi nga Brentford?

Që pas largimit nga Lazio, Thomas Strakosha nuk ka pasur mundësinë të luajë rregullisht në kampionatin anglez. “Kam Europianin përpara, nuk erdha te Brentfordi vetëm për stolin”, ishte deklarata e bujshme e Thomas Strakoshës pak ditë më parë, duke shfryrë në një farë mënyre për qëndrimin e gjatë në stol dhe mundësinë e munguar për të qenë titullar te klubi anglez.

Portieri i Kombëtares shqiptare, pasi nuk rinovoi me Lazion, kaloi në Premier League në verën e 2022-it dhe sezonin e parë luajti vetëm 2 ndeshje. Ndërkohë, pas largimit të portierit të parë Raja te Arsenali, mbërriti Fleken nga Bundesliga dhe Strakosha sërish mbeti në stol. Kjo ka sjellë pakënaqësi, aq sa disa media në platformën “X”, (ish- ”Twitter”), kanë raportuar që disa klube në Serinë A janë të interesuara për 28-vjeçarin, i cili nëse nuk gjen gjuhën e përbashkët me klubin, mund të huazohet në javën e fundit të merkatos.

Rikujtojmë se pas një viti impresionues ku Kombëtarja jonë e futbollit arriti të kualifikohej në kampionatin europian, Shqipëria rikthehet të zbres në fushë në muajin mars. Sigurisht që dihej prej kohësh tashmë se Shqipëria do të zhvillonte disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjes për ´´Euro 2024, ku dhe vetë Duka ka shprehur besimin e tij tek Kombëtarja jonë për këtë kompeticion.´´ Është aluduar shumë nëpër media se kush mund të ishin kundërshtarët tanë në këto ndeshje miqësore por siç duket Federata Shqiptare e Futbollit ka rezervuar të tjera surpriza për muajin mars. Kjo për faktin se Shqipëria nuk do të luajë thjesht disa ndeshje miqësore por do të marrë pjesë në turneun miqësor ndërkombëtar të futbollit që do të zhvillohet në Algjeri, në muajin mars.

Ky turne do të jetë me katër skuadra dhe është organizuar nën kujdesin e FIFA – s. Përveç Shqipërisë dhe Algjerisë pritëse, do të marrin pjesë edhe Afrika e Jugut me Bolivinë. Kombëtarja shqiptare do të nisë përgatitjet për “Euro 2024” me këto dy miqësore në muajin mars, ndërkohë pritet që në fundin e muajit maj dhe në fillim të qershorit, të luajë edhe dy takime të tjera miqësore që ende nuk janë caktuar me cilët kundërshtarë do të luhet.