#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Armand Sallabanda: “Mos u gënjeni nga femrat perfekte në Instagram”

Fotografi i mirënjohur Armand Sallabanda u bë pjesë e episodit të 30-të të #thuajemepepsi. I dashuruar si askush tjetër me artin dhe të bukurën, ai na zbuloi detaje rreth punës dhe pasionit të tij të fotografisë.

Për Armandin e shëmtuara nuk ekziston qoftë në art, në jetën reale e mbi të gjitha tek femrat. Ai e lartëson figurën e femrës dhe këtë gjë e shfaq edhe në detajet e fotove të tij.

Sallabanda gjatë intervistës theksoi se të gjitha femrat janë të bukura por ama nuk janë perfekte. Fotografi shtoi se të gjitha vajzat që duken perfekte në fotot e tyre në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram, nuk janë aspak të tilla.

Sipas tij nëse bëni një hulumtim në këtë platformë sociale do të vëreni se shumica e vajzave shfaqen me të njejtat poza, forma trupore, shprehi të fytyrës dhe tipare. Megjithatë, në jetën reale janë krejtësisht ndryshe dhe secila është e bukur në mënyrën e saj.

Për këtë arsye ai i sugjeroi publikut të mos gënjehet nga disa foto të bukura dhe perfekte në Instagram sepse në fund të ditës perfektja nuk ekziston.