#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Isli Islami njeriu i mëngjesit, zbulon detaje nga rutina e zgjimit

Sot në #thuajemepepsi edhe pse është mbrëmje folëm për mëngjesin, vështirësitë e zgjimit dhe ankesat që gjithësecili nga ne i shpreh me përtaci porsa fiket alarmi për të nisur ditën.

Të rrallë janë ata njerëz apo personazhe të famshëm që nuk kanë qoftë edhe një ankesë sa i përket zgjimit herët në mëngjes dhe një ndër ta është Isli Islami, moderatori i “Wake Up”.

Gjithmonë me energji dhe pozitivitet, Isli na zbuloi se i tillë është edhe zgjimi i tij në orët e para të ditës, për të shkuar në punë. Ai shquhet si një njeri që e preferon mëngjesin madje zgjohet para se të bie alarmi.

Isli rrëfeu se sekreti për të patur një ditë sa më të këndshme dhe produktive është të zgjohesh me humor të mirë çdo mëngjes, të paktën kështu vepron ai.

Pasi bie alarmi, ai e nis rutinën e mëngjesit me një këngë, zakonisht atë që ka dëgjuar një natë më parë dhe që i ka mbetur në mendje. Përgatitja për të shkuar në punë është e shpejtë ku përfshihet veshja dhe rregullimi i flokëve. Kafen e konsumon menjëherë pasi vjen në punë dhe pas takimit me kolegët e tij Eno dhe Ori është gati për të zgjuar edhe publikun me “Wake up”.