#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Klinti Çollaku në një ‘open relationship’?!

I ftuar këtë të premte në #thuajemepepsi ishte fituesi i “The Voice of Albnia”, Klint Çollaku. Përreth një ore ai zbuloi detaje rreth eksperiencës në “The Voice”, për projektet e së ardhmes por edhe disi për jetën e tij personale.

Për herë të parë në një media, këngëtari ka pranuar se ndodhet në një lidhje dashurore e cila fillesat e saj i ka para se ai të merrte pjesë në spektalkin më të madh ku prodhohen talente.

18-vjeçari gjatë pjesmarrjes së tij në “The Voice” krijoi imazhin e djaloshit romantik i cili e bëri atë të fitonte zemrat e shumë fansave, më së shumti të vajzave, të cilat kanë mbetur zemërthyer nga fakti se ai ka një të dashur.

Vetëm para pak ditëve ai ka postuar një foto në profilin e tij të instagramit, ku shfaq të dashurën e tij, Kati, për herë të parë përballë ndjekësve të shumtë. Klinti ka pranuar se ai ndodhet në një lidhje të gjatë e cila e plotëson duke shuar kështu aludimet se ai ndodhet në një ‘open relationship’.