#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Niko Komani flet pa doreza, ja çfarë mendimi ndan për blogeret

Ai është një ndër stilistët më të kërkuar të momentit dhe një personazh të cilit nuk i mungon asnjëherë humori dhe opinionet e drejtpërdrejta.

Rikthehet në #thuajemepepsi në këtë sezon pasi jo vetëm që e ka shumë përzemër këtë program radiofonik por edhe sepse ndihet mjaftueshëm komod për të qenë krejtësisht vetvetja e për të bërë pak thashetheme.

Krahas modës, trendeve, eventeve të fundit në kryeqytet dhe ikonave të modës që pëlqen ai ka ndarë edhe mendimin e tij rreth blogereve shqiptare por edhe të huaja, apo siç u pëlqen ta quajnë veten; ‘INFLUENCUESE”.

Niko u shpreh se ndonëse ka blogere në Shqipëri të cilat ja vlejnë të ndiqen ka edhe disa të tjera që ende nuk e dinë se çfarë po bëjnë. Ato nuk kanë një rrogë fikse por marrin shumë dhurata ose paguhen për ndonjë postim në rrjetet sociale falë kompanive me të cilat bashkëpunojnë. Ndonjëherë edhe gënjejnë nëpër intervista sa i përket pagesës së tyre apo përfitimeve të të qenit blogere.

Ai gjithashtu përmendi edhe një ndër blogeret më të famshme botërore, italianen Chiara Ferragni që sipas tij janë fiksuar të gjithë vetëm sepse është e famshme dhe ka para. Niko shtoi se produktet e saj nuk vlejnë asnjë groshë, madje këpucët që ajo ka krijuar mbajnë erë sepse janë të bëra me plastikë dhe jo lëkurë dhe si për ironi janë edhe shumë të shtrenjta.