#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, pse Kelvi Kadilli hedh pas krahëve ‘veten e tij të vjetër’?!

Ditën e parë të vitit të ri 2018 e nisëm mbarë me një dyshe energjike që e shohim çdo ditë në Pop Culture. #thuajemepepsi solli si bashkëprezantues krah Dojna Mema-s, Kelvi Kadillin i cili bëri një rezyme të shkurtër të 2017-ës së tij.

I pyetur se çfarë do të linte pas krahëve në 2017-ën pa ngurruar ai është përgjigjur: “Veten time të vjetër”. Prej muajsh tashmë si pjesë e Top Channel, Kelvi ka treguar se më në fund realizojë ëndrrën e tij për t’u bërë pjesë e një televizioni kaq prestigjos dhe është gati të lërë pas krahëve një herë e përgjithmonë, të shkuarën.

Moderatori i Pop Culture është shprehur se që në vegjëli dëgjonte programet e Top Albania Radio-s dhe emisionet në Top Channel me dëshirën më të madhe se një ditë do të bëhej pjesë e tij.  Tashmë që arriti aty ku dëshironte gjithmonë të ishte dhe po kompleton karrierën dhe veten e tij, Kelvi është mëse gati të lërë pas krahëve ‘veten e tij të vjetër’.