#thuajmepepsi Lifestyle

#thuajemepepsi, të rinjtë shqiptarë tregojnë sesa lidhje duhet të kalojë një individ që të jetë gati për martesë

Diskutime të zjarrta ka pasur sot në #thuajemepepsi ku dëgjuesit, komentuesit dhe të intervistuarët janë bashkuar për të folur mbi temën e ditës e cila u frymëzua nga martesat që po ndodhin dhe priten të ndodhin këtë muaj.

Të gjithë jemi kuriozë të dimë mendimin e të rinjëve shqiptarë dhe eksperiencat e tyre mbi pyetjen se sa lidhje duhet të kalojë mesatarisht një individ për të kuptuar se kur është momenti i duhur për të lidhur kurorë. A ka një ‘numër’ të dashurish pas të cilit një femër konsiderohet e përdalë?!

Shumica e të rinjve kanë theksuar se vlera e një femre nuk varet aspak nga numri i të dashurëve të cilët ajo mund të ketë pasur. Për sa kohë një individ merr dhe dhuron dashuri nuk ka rëndësi numri i lidhjeve në të cilin ai/ajo kalon. Çdokush lidh kurorë atëherë kur ndihet gati dhe i plotësuar me jetën.

Disa nga vajzat e intervistuara janë shprehur se në disa raste gjëja e duhur për t’u bërë është të mos i tregohet partnerit me të cilin duan të kalojnë jetën, sesa lidhje kanë pasur në të kaluarën. Sipas tyre, ato duhet të thonë se kanë kaluar vetëm një apo dy lidhje gjatë rinisë së tyre.