Sport

Trajneri i Juventusit thumbon Interin dhe Marottan, ja çfarë tha Allegri…

Juventusi vazhdon të ndjek Interin hap pas hapi në garën për titullin kampion. Masimiliano Allegri ka vendosur që të ndezë turbon së bashku me lojtarët e tij, teksa pas fitores 5-1 të Interit në Monza i përgjigjet me një 3- 0 të pastër zikaltërve, duke vazhduar presionin ndaj tyre. Por sërish ai nuk kërkon që të dëgjojë fjalën “titull”, edhe pse dje i ngacmuar mbi argumentin në fjalë e ka marrë me ironi krahasimin e bërë pak ditë më parë nga administratorit zikaltër, Giuzepe Marota.

Nuk është çështje dëfrimi, por nevoje për të fituar ndeshjet, sepse në futboll vjen kjo gjë vlen. Pjesa tjetër është një hiç. Me Sasuolon nuk ishte e lehtë sepse në fazën e parë në shënonin 4 gola dhe sot (dje) bëri Shcezeny dy pritje të bukura që arritëm ta çojmë lehtësisht rezultatin në shtëpi. Por mendoj se në fund pa dyshim që e merituam, ndonëse këto tri pikë nuk do të vlejnë asgjë, nëse nuk përsëriten me Leçen në fundjavë. Dhe mbi të gjitha, pas kësaj fitoreje dua të shoh a më shumë gojë të mbyllura dhe të vazhdojmë të punojmë në heshtje. Nëse ka një lepur përpara është edhe dikush mbrapa që e gjëmon. Por le të themi se më së shpeshti ata që ia mbathin janë hajdutët dhe rojet ose policët i vihen nga pas…