Sport

Sfida që mund të vendos fatin e titullt kampion në Itali, flet trajneri i Interit në prag të sfidës me Juventusin!

Ditën e neserme luhet sfida që mund të vendosë shumë sa i përket garës për titull kampion në Serie A. Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, nënvizoi se si skuadra e tij ‘ka respekt’ për rivalët e Juventusit përpara ndeshjes së tyre në Derby d’Italia, të cilën ai pret të jetë shumë e balancuar. Nerazzurrët kanë ruajtur momentin pas fitores së tyre në Superkupën e Italisë ndaj Napolit muajin e kaluar, duke marrë një fitore 1-0 ndaj Fiorentinës për t’u rikthyer në krye të tabelës së ligës. Skuadra e Inzaghit tani është një pikë larg Zonjës së Vjetër, duke pasur edhe një ndeshje më pak.

Interi dhe Juventusi ndanë nga një pikë në Derby d’Italian e parë të sezonit në nëntor dhe një tjetër përplasje e tensionuar pritet në Stadio Giuseppe Meazza të dielën në mbrëmje në orën 20:45. Duke folur në një konferencë për shtyp, Inzaghi diskutoi fillimisht pritshmëritë e tij për derbin me Juventusin.

Ndeshja e nesërme është sigurisht shumë e rëndësishme, jo vendimtare, por shumë e rëndësishme. Do të jetë shumë e barabartë. Ndeshja e parë nuk ishte emocionuese, por nesër do të luajmë në shtëpi para tifozëve tanë dhe do të përpiqemi ta luajmë ndeshjen në më të mirën e të gjitha botëve, duke e ditur se jemi përballë një ekip i madh që kishte një rrugë të ngjashme me tonën. Objektivi është fitorja, të gjitha ndeshjet luhen në mënyrën më të mirë të mundshme. Tabela, përtej yjeve, pika jonë dhe ajo e Juves janë të ngjashme. Duhet të jemi mirë, e dimë rëndësinë e ndeshjes, edhe sepse po luajmë në stadiumin tonë, por kemi respekt të madh për Juventusin.