Aktualitet Travel

“Travel off Path”: Shqipëria, trend në Europë për 2024-ën!

Me dimrin që është në dalje, mendimi i pushimeve verore bëhet gjithnjë e më i afërt dhe në mediat botërore janë me dhjetëra artikuj që sugjerojnë Shqipërinë. Vendi ynë nuk ka zbritur nga froni e sërish për këtë vit rikonfirmohet si një destinacion bregdetar në trend në Europë. Rekomandimi i radhës mban firmën e revistës amerikane të udhëtimeve “Travel off Path”:

Po kërkoni destinacionet bregdetare më në modë në Europë për vitin 2024? Këto janë tre destinacionet më të nxehta për t’u vizituar këtë vit!

“Disa nga destinacionet më të njohura bregdetare në Europë si Italia apo Franca janë gjithashtu disa nga vendet më të shtrenjta dhe më të mbushura me turistë në Europë. Këto vende janë të bukura, por gjithashtu janë të mbivlerësuara”, – shkruan revista amerikane e udhëtimeve “Travel off Path”.

Ne ju rekomandojmë tre destinacionet bregdetare më në modë për vitin 2024, Shqipëria, Qipro, Ishujt Balearik, që duhet të jenë në listën tuaj të udhëtimeve këtë vit. Këto vende po kthehen në pika të nxehta turistike, ​popullariteti i të cilave vazhdon që të rritet, por ende mbeten relativisht të panjohura në mesin e udhëtarëve amerikanë.

Shqipëria

Shqipëria është një tjetër destinacion në trend në Europë për vitin 2024. Ky është vendi më i mirë për udhëtarët me një buxhet të limituar. Sipas “BudgetYourTrip”-it, Shqipëria është një nga vendet më të përballueshme në Europë për turistët.

Edhe pse Shqipëria është ende relativisht e panjohur për udhëtarët amerikanë, popullariteti i saj vazhdon që të rritet, duke u kthyer në një nga destinacionet më në trend të vitit.

Kjo për shkak të Rivierës së saj më të mrekullueshme në Europë përgjatë bregdetit mahnitës mesdhetar të Shqipërisë.

Ju mund të shijoni pushime në plazhet e Shqipërisë me çmime të përballueshme krahasuar me një udhëtim në Greqi apo në Kroaci, vende që në vitet e fundit janë kthyer në destinacione shumë të shtrenjta.

Vendi (Shqipëria) është konsideruar si “Maldivet e Europës”, falë plazheve të bukura.

Shqipëria është gjithashtu një pikë e nxehtë për nomadët dixhitalë, pasi është një nga të vetmet vende në botë ku udhëtarët amerikanë mund të qëndrojnë deri në një vit, pa viza.