Celebrities Gossip Showbiz

Tristan Thompson nuk zë mend, veprimi i tij i fundit mbyll kapitullin me Khloe Kardashian?!

Çifti i shumëpërfolur i showbizit për ndarjen dhe ribashkimin e tyre pas tradhëtive të njëpasnjëshme, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson duket sikur u rikthyen bashkë për t’u ndarë sërish. Skandalet e Tristan nuk kishin fund dhe herë pas here dilnin ende lajme për lidhje të tij të tjera ndërkohë që ishte krah Khloe. Kjo nuk e ndali bukuroshen dhe dyshja së fundmi kishte vendosur që të jetonin bashkë në Boston.

Sipas “E!News”, çifti i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre pasi Khloe aludon për një tjetër tradhti të mundshme nga ana e partnerit. Së fundmi, Thompson është parë duke hyrë në ambientet e një dhome bashkë me 3 gra të panjohura gjatë një feste në qytetin e Los Angeles.

Pas skandalit, dyshja e njohur shihen së bashku në makinë teksa Khloe duket e përlotur dhe aspak e lumtur që këto situata vijojnë të përsëriten nga babai i vajzës së saj, True.

Burime për “E!News” kanë konfirmuar praninë e Tristan në festë dhe thuhet se prej ditësh në shtëpinë e ish-çiftit, ky është diskutimi më i madh. Khloe, e humbi besimin për herë të disatë dhe duket se kësaj here lidhjes nuk i ka mbetur më asnjë mundësi tjetër.

Pavarësisht se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ndihet e ofenduar dhe e bindur që nuk do t’i kthehej kurrë më pas vendimit të marrë, Khloe po përpiqet të menaxhojë në mënyrën më të mirë të mundshme marrëdhënien me Tristan për të mirën e bebushes. Ajo dëshiron që të dy ata të bashkëpunojnë për rritjen e fëmijës së tyre.