Celebrities Gossip Showbiz

Dyshimet për tradhëti nuk e ndalin Khloe Kardashian të zhvendoset në Boston për të qenë më pranë me Tristan?!

Ditët e fundit ka shumë thashetheme rreth një ndarjeje të mundshme mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson, dhe shkak është një grua e quajtur Kimberly Alexander, që këmbëngul se Tristan është babai i fëmijës së saj. Mirëpo, në një çast kur të gjithë mendojnë se dyshja po largohet, duket se ata janë më pranë se kurrë.

Kjo pasi në skenat e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”, Khloe është shprehur se dëshiron të bëjë gjërat të funksionojnë edhe më mirë me basketbollistin 36- vjeçar. Edhe pse këto xhirime janë bërë para se Kimberly të hidhte aludimet, përsëri fansat janë të paqartë.

Në këtë episod të shfaqur, duket Khloe që po përpiqet të krijojë rrethanat e përshtatshme për t’u zhvendosur, ajo dhe bija e saj tre-vjeçare, True, në Boston. Ajo dëshiron të marrë këtë vendim, pasi atje gjendet Tristan.

Asgjë s’është konfirmuar ende, a ka gënjyer ose jo Kimberly, e mos ndoshta Khloe e ka falur Tristan. Ndaj, fansat janë në pritje të një postimi të radhës së personazheve të përfshirë, apo të episodeve pasuese të “Keeping Up with the Kardashians.”