Showbiz

Tristian Thompson flet për herë të parë pas tradhëtisë, lindja e vajzës e ka ndryshuar

Lojtari i NBA i cili u bë i njohur për publikun pas lidhjes me Khloe Kardashian ka folur për herë parë për jetën e tij që pas tradhëtisë së shumëpërfolur dhe lindjes së vajzës.

Javë më parë ai u kap mat nga kamerat e një klubi nate duke tradhëtuar Khloe me më shumë se 5 vajza, pak javë para se ajo të sillte në jetë vogëlushen e tyre.

Tashmë që ylli i “Keeping up with the Kardashians” ka vendosur t’i japë një tjetër mundësi për hir të familjes së tyre të vogël, sportisti ka thyer heshtjen duke folur për True.

Tristian ka treguar për një emision radiofonik se lindja e vajzës së tij e ka ndryshuar krejtësisht atë si njeri. Ai është gjithashtu babai i një djali të vogël por të rrisësh një vajzë është diçka krejt tjetër.

“Vajzat janë të brishta dhe unë po bëj çdo gjë që t’i qëndroj asaj pranë dhe kur qan ndihem sikur ajo po më lëndon, më ka ndryshuar jetën” ,-u shpreh Thompson duke mos pranuar të flasë për Khloe apo tradhëtinë e tij të famshme.