Showbiz

Tyra Banks zbulon arsyen përse nuk u bë kurrë këngëtare

Ajo është një pop star por jo në nivelin që ka ëndërruar. Modelja dhe moderatorja e famshme Tyra Banks gjithmonë ka qenë e pranishme në media dhe mjaft aktive në industri por jo në drejtimin që ajo ëndërronte.

Edhe pse një ndër modelet më të mira në industrinë e modelingut dhe një moderatore e shkëlqyer, dëshira e saj e përjetshme është të bëhet këngëtare por këtë nuk ka mundur ta realizojë kurrë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi 44-vjeçarja zbuloi se në fakt ka mjaft talent në të kënduar por kur hyn në studion e regjistrimit e mposht ankthi dhe për këtë arsye nuk ka arritur kurrë të bëhet këngëtare apo thjeshtë të ngjitet në një skenë për të performuar.

“Kur jam vetëm këndoi dhe mendoj se e bëj mjaft mirë por në studio dhe para njerëzve bllokohem dhe nuk nxjerr dot asnjë notë. Ky është pengu im më i madh” ,-tha ajo e emocionuar gjatë intervistës.