Gossip

U akuzua për sjellje të keqe, Ellen DeGeneres i jep fund spektaklit të saj

Ellen DeGeneres u ka thënë shikuesve se po i jep fund talk show të saj pasi e ndjen se ky është momenti për ta mbyllur.

Ndihem sikur sezoni i ardhshëm është koha e duhur për ta mbyllur”, rrëfen Ellen. “Unë gjithmonë i besoj instikteve të mia. Instinkti im më tha se është koha”, tha ajo në episodin e saj të ri.

Ajo nuk përmendi akuzat që i bënë vitin e kaluar një pjesë e stafit të saj, “për krijimin e një mjedisi toksik në punë”.

63-vjeçarja pretendoi se kishte vendosur të përfundonte shfaqjen pas sezonit të tij të 19-të, në vitin 2022, para se të shpërthente skandali.

“Dy vjet më parë, unë nënshkrova një marrëveshje për tre vjet të tjera dhe gjithmonë e dija në zemrën time se sezoni 19 do të ishte i fundit“, shpjegoi në programin e së enjtes. Në monologun e hapjes, Ellen theksoi: “Dua të dini se kam menduar shumë për këtë vendim. Meditova mjaftueshëm“.

Shoqëruesja tjetër e drejtueses së show, Oprah Winfrey do t’i bashkohet asaj në emisionin e së enjtes për të diskutuar njoftimin, bashkë me këngëtaren Pink, e cila këndon këngën e temës.

DeGeneres bëri emrin e saj si një komediane stand-up-i, në vitet 1990.

Në maj të vitit të kaluar, ish-truproja që do ta mbronte moderatoren në Oscars 2014, tronditi opinionin publik me deklaratën e tij, ku foli për sjelljen egoiste të Ellen.

Tom Majercak , tha se ajo as nuk e përshëndeste as nuk i thoshte faleminderit, ishte e ftohtë dhe shumë poshtëruese me të. Ajo i trajton ndryshe njerëzit që janë në rrethin e saj, tha ish-badigardi.

Ndërkohë, gjatë periudhës së izolimit, si pasojë e Covid 19, emisioni u transmetua nga shtëpia e moderatores në Kaliforni. Stafi u ankua se nuk ishte paguar dhe askush nuk i kishte paguar për pagesat mujore, ndërsa flitej se 60% e pagës së tyre do të hiqej, për sa kohë transmetimi vazhdonte në atë formë.