Aktualitet

U kap me armë zjarri në automjet, në pranga 38-vjeçari në Tiranë!

Në Tiranë, në vijim të zbatimit të planit “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u finalizua operacioni policor i koduar “White” dhe që u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Një 38-vjeçar ru vu në pranga pasi u kap në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë, në automjet.

Po ashtu iu sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me krehër, me municion luftarak. I ndaluari u lokalizua në rrugën “Frang Bardhi” në kryeqytet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar i policisë: 

Tiranë

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizohet operacioni policor i koduar “White”.

Operacioni u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

U kap në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë, në automjet, vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për zbatimin e masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “White”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në rrugën “Frang Bardhi”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. T. dhe gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.