Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

U përfol se Miley Cyrus ishte në një lidhje me Maxx Morando? Veprimi i fundit i tyre sapo konfirmoi gjithçka!

Duket sikur gjërat mes Miley Cyrus dhe Maxx Morando po bëhen shumë serioze! Dyshja e muzikantëve u panë duke shkëmbyer jë puthje pasionante në West Hollywood të enjten. Cyrus, 29 vjeç, u fotografua e veshur me një fustan të zi nga Frankies Bikinis, sipas “E! News”, ndërsa Morando, 23 vjeç, është fotografuar i veshur me xhinse të bardha dhe një këmishë me jakë me vija me ngjyrë të verdhë dhe të bardhë.

Morando dhe Cyrus janë përfolur për lidhje që të paktën që nga janari. Ai ishte më parë bateristi i grupit Regrettes dhe aktualisht është me grupin Liily. Në fund të dhjetorit, çifti i mundshëm u pa së bashku përpara festës speciale të Miley-t në natën e Vitit të Ri në NBC në Miami. Gjatë pauzave të saj reklamuese, Cyrus u kap në video duke kërcyer me Morandon në prapaskenë.

Në nëntor, Cyrus dhe Morando u panë së bashku në shfaqjen e modës Gucci “Love Parade” në Los Angeles. Cyrus postoi një foto të të dyve gjatë ngjarjes në Instagramin e saj. Përveç pasionit të tij për muzikën, Morando është gjithashtu një stilist i ri. Në një intervistë me Vogue në shtator, Cyrus zbuloi se bateristi më parë ka ndihmuar në krijimin e një prej pamjeve të saj të festivalit së bashku me stilistin Shane Kastl. Këngëtaraja u shpreh në për bashkëpunimin se:

Bashkëpunimi i tyre është shembulli i përsosur i qëndrueshmërisë duke u bërë faza tjetër e modës. Kjo dëshmon se çdo gjë mund të rishpiket, gjë që më rezonon thellë.