Sport

UEFA Nations League, publikohet kalendari/Ja ndeshjet e Shqipërisë!

UEFA publikon kalendarin e ndeshjeve të futbollit për turneun e Nations League që nis në shtator të këtij viti. Kujtojmë se pasditen e djeshme, Shqipëria njohu kundërshtarët që do të ketë përballë në Grupin B1 të UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të përballen me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Rrugëtimin në UEFA Nations League, Shqipëria do ta nisë në transfertë ndaj Ukrainës. Ky takim pritet që të luhet më datë 7 shtator në orën 20:45. Tre ditë më pas, më datë 10 shtator kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Gjeorgjisë, në orën 20:45 të mbrëmjes.

Në muajin tetor, ekipi Kombëtar do të luajë dy ndeshje në transfertë. Më datë 11 tetor, kuqezinjtë do të përballen me Çekinë në orën 20:45, ndërsa tre ditë më pas, më datë 14 tetor, Shqipëria luan sërish në transfertë ndaj Gjeorgjisë, në orën 18:00.

Dy ndeshjet e fundit të Grupit B1 në UEFA Nations League, Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Çekisë më datë 16 në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës, po në orën 20:45.

Kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në UEFA Nations League:

07.09.2024 Ukrainë – Shqipëri      20:45

10.09.2024 Shqipëri – Gjeorgji      20:45

11.10.2024 Çeki – Shqipëri              20:45

14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri       18:00

16.11.2024 Shqipëri – Çeki               20:45

19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë        20:45