Aktualitet Sport

Zbardhet kalendari i Superiores deri në javën e fundit të kampionatit!

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit në Superiore.

Duke nisur nga java e 34-të e deri në javën e 36-të të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar.

Ndeshjet e javës së 34-të do të luhen më datë 4 maj në orën 16:00, ndërsa java e 35-të do të zhvillohet e gjitha në mesjavë më datë 8 maj në orën 16:00. Java e fundit e kampionatit të rregullt do të luhet më datë 11 maj po në orën 16:00.

Pas përfundimit të javës së 36-të, FSHF do të organizojë hedhjen e shortit për “Final 4” ku do të përcaktohen edhe çiftet gjysmëfinaliste. Të gjitha ndeshjet e “Final 4” do të luhen në stadiumin “Air Albania”.

Më poshtë edhe kalendari i plotë:

Abissnet Superiore / Java 34

Teuta – Egnatia 04.05.2024 16:00

Vllaznia – Dinamo City 04.05.2024 16:00

Laçi – Tirana 04.05.2024 16:00

Partizani – Skënderbeu 04.05.2024 16:00

Erzeni – Kukësi 04.05.2024 16:00

Abissnet Superiore / Java 35

Kukësi – Partizani 08.05.2024 16:00

Skënderbeu – Laçi 08.05.2024 16:00

Tirana – Vllaznia 08.05.2024 16:00

Dinamo City – Egnatia 08.05.2024 16:00

Erzeni – Teuta 08.05.2024 16:00

Abissnet Superiore / Java 36

Teuta – Dinamo City 11.05.2024 16:00

Egnatia – Tirana 11.05.2024 16:00

Vllaznia – Skënderbeu 11.05.2024 16:00

Laçi – Kukësi 11.05.2024 16:00

Partizani – Erzeni 11.05.2024 16:00