Aktualitet

Unaza e madhe e Tiranës, IKMT-ja vijon shembjet e objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin!

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT ka vijuar punën për aksionin në lidhje me shembjen e objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin dhe me vendimin e Këshillit të Ministrave për shpronësimin.

Sipas njoftimit të IKMT-së, shembjet e orëve të fundit kanë vijuar në zonën ku bie gjurma e projektit “Unaza e Madhe”, në pjesën e Laprakës. Në njoftimin zyrtar, IKMT thotë:

Në kuadër të projektit “Unaza e Madhe”, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar punën për aksionin në lidhje me shembjen e objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin dhe me VKM shpronësimi.

Eshtë shembur një ndërtesë 5-katëshe në lotin e parë, në zonën e Laprakës me vendim prishje nga IKMT-ja. Aksioni ka si qëllim lirimin e sheshit dhe hapësirave publike, ku do të kalojë Unaza e Madhe. Inspektorët e IKMT-së, bashkë me Policinë e Shtetit kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë.

Në kuadër të projektit të Unazës së Madhe, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit gjatë kësaj të mërkure ka vijuar punën me shembjen e 9 objekteve përgjatë gjurmës së unazës së madhe, më konkretisht tek zona e Tufinës.

Sipas njoftimit, IKMT dhe Policia e Shtetit mori masat për realizimin e shembjeve për lirimin e sheshit dhe hapësirave publike.

Ky aksion vjen në kuadër të projektit madhor “Unaza e Madhe” dhe ka si qëllim lirimin e sheshit dhe hapësirave publike. IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objekteve si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë.