Celebrities Showbiz

Urimi i Kastro Zizos për të voglin e tij do ju emocionojë pa masë

Sot është një ndër ditët më të lumtura për Kastro Zizon pasi vogëlushi i tij Dante feston ditëlindjen e parë. Artisti ka bërë një urim shumë special dhe emocionues në Instagram duke e shoqëruar atë edhe me një foto shumë të ëmbël të djalit të tij.

“Sot është ditëlindja jote e parë bir dhe ma bën këtë ditë më të lumturën në botë. Erdhe në kohë të vështira por me rrezatimin tënd hyjnor, ndryshove çdo gjë dhe solle një copë parajse në këtë botë të trazuar. Ta do babi qënien.”

Pak kohë më parë këngëtari i famshëm ka deklaruar në një intervistë se i adhuron fëmijët e tij dhe nuk ka ndërmend ta mbyllë vetëm me 3.