Showbiz

Vajza serbe provokon të dashurin e Dua Lipa-s, ja si i përgjigjet ai

Ditën e djeshme këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe i dashuri i saj britanik Isaac Carew mbërritën në Prishtinë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Teksa Dua është në përgatitjet e fundit për të performuar në skenë, i dashuri i saj po shijon Prishtinën dhe këtë gjë e ka vërtetuar edhe nëpëprmjet postimit të fotove në rrjetet sociale.

Mesa duket modelit i ka shkuar një provokim në Instagram nga një vajzë Serbe e cila i shkruan në koment: “Mirë se erdhe në Serbi”.

Isaac nuk e ka anashkaluar këtë koment provokues por i është kthyer vajzës me ironi. “Mesa duket gjeografia nuk është pika jote më e fortë” ,-shkruan ai në Instagram si kundërpërgjigje.