Celebrities Showbiz

Valdrin Sahiti bëhet baba për herë të dytë!

Stilisti i njohur Valdrin Sahiti është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Edita, ka sjellë në jetë një vajzë. Vetëm pak më parë, Valdrini ka publikuar foton e parë të bebushes, ku nuk shihet portreti i plotë i saj, duke zbuluar edhe emrin. Çifti e kanë quajtur vajzën Paris. Paris ka ardhur në jetë dje, në Uashington.

Ai ka shkruar:

Paris Valdrin Sahiti. 24.08.2021.

Kujtojmë se, në prill të 2018-ës, Valdrini u bë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij Edita u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Bella. Stilisti i njohur Valdrin Sahiti njihet për veshjet e tij shumë të veçanta që kanë arritur t’i sjellin atij një sukses ndërkombëtar. Ai ka veshur këngëtaren e njohur, Yung Miami për eventin e rëndësishëm “Bet Awards”.

Nuk është hera e parë që puna e stilistit njihet dhe ndërkombëtarisht, pasi pak kohë më parë në ceremoninë e hapjes të shpërndarjes së çmimeve Grammy ai veshi Beyonce. Stilisti tregoi se ishte vetë Beyonce me anë të asistentëve të saj që gjeti kontaktet për t’u veshur nga krjimet e tij.

Së fundmi, listës së VIP-ave ju shtua dhe supermodelja Winnie Harlow. Në ditën e saj më të veçantë, ditëlindjen ku mbushi 27 vjeçe, ajo zgjodhi pikërisht stilistin tonë Valdrin Sahitin. Një fustan që e bën Harlow të vezullojë, ashtu siç vetëm dora e tij mund të stilojë.