Celebrities Gossip Showbiz

“E kam veshur unë e para….”, Bora Zemani akuzon aktoren e njohur Halle Bailey se i ka kopjuar fustanin!

“Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej 90 minutash, i cili synon të bëjë bashkë në studio njerëz me profile të larta në profesionet e tyre, duke shkëmbyer përvojat dhe historitë e tyre të suksesit personal, pa patur egon apo dëshirën e protagonizmit.

I ftuari i pari i mbrëmjen e sotme të “Cherry on Top” ishte stilisti i njohur Valdrin Sahiti, i cili tregoi si kurrë më parë shumë rreth fillimeve të karrierës së tij dhe për shumë bashkëpunime me divat shqiptare dhe botërore. Bora u ndal edhe tek fustani i aktores Halle Bailey
në premierën e filmit “The Little Mermaid” , i cili ishte një krijim i Valdrinit ama i parë diku më parë. Kjo pasi Bora ka veshur më parë një fustan të tillë nga Valdrini dhe është shprehur se e ka kopjuar prej saj pasi ajo e ka veshur e para.

Bora: E kam veshur unë e para fustanin metalik të aktores te “Sirena e vogël”, Halle Bailey më vjen keq po e kam veshur unë e para

Valdrini: Fustani i saj ka ardhur pas këtij të parit

Bora: E di q ka pasur shumë kërkesa si fustan, Unë dua ta kthej te vetja, kjo ka parë foton time dhe ka thënë unë dua një fustan si ky me falni eee po pranojeni pak realitetin

Valdrini: Normalisht kështu ndodh se fustanet shihen dhe pastaj kërkohen