Showbiz

Vanessa Hudgens i jep fund lidhjes së saj 8-vjeçare

Aktorja e famshme hollivudiane Vanessa Hudgens është single.

Ylli i filmit “Bad Boys for Life” i ka dhënë fund lidhjes së saj 8-vjeçare me modelin Austin Butler.

Ky i fundit përgjatë gjithë vitit të kaluar ka debutuar edhe si aktor në filmin e nominuar për “Oscars”, “Once Upon a Time in Hollywood”.

Ish-çifti përkatësisht 31 dhe 28-vjeç kanë qenë të pandarë nga njëri-tjetri për thuajse 1 dekadë por largësia kanë bërë që ata t’i japin fund lidhjes së tyre.

Dyshimet se ata janë ndarë erdhën pas natës së Vitit pasi aktorët nuk festuan së bashku. Burime pranë tyre e kanë konfirmuar ndarjen megjithëse shumica e fansave të tyre ende nuk e besojnë.