Showbiz

Vanessa Hudgens shpreh se çfarë mendimi ndan për operacionet plastike tek vajzat e reja

Së fundmi ajo ka festuar 2 gëzime, ditëlindjen e saj të 30-të dhe premierën e filmit ku është protagoniste “Second Act”.

Aktorja e famshme hollivudiane e cila u bë e njohur vite më parë në “High School Musical” ka dhënë një intervistë të shpejtë teksa parakalonte në tapetin e kuq në New York.

Ajo u pyet se çfarë mendimi ka për operacionet plastike tek vajzat e reja dhe bukuroshja theksoi se është pro tyre por nuk mendon se janë të domosdoshme.

“Mendoj se nuk duhet tepruar me ndërhyrje të tilla, personalisht jam pro por nuk mendoj se ka ardhur koha ende që unë t’i nënshtrohem një të tille” ,-tha ajo për “Aceshowbiz”.