Bota

Varianti Delta i koronavirusit, Merkel kundërshton shtrëngimin e masave në kufijtë e BE!

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur kundër një vendimi të mundshëm për shtrëngimin e lëvizjes së lirë brenda Bashkimit Evropian për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ajo kundërshtoi edhe vendosjen e kontrolleve kufitare të cilat kanë qenë vitin e kaluar në fuqi, në kuadër të frenimit të përhapjes së virusit.

Kontrollet kufitare janë diçka shumë e vështirë dhe ato nuk duhet të ripërsëriten, -u shpreh kancelarja.

Sipas Merklel, për një Bashkim Evropian i cili bazohet në lëvizjes e lirë dhe pa kufij, këto kufizime do të ishin një sprovë e vështirë.

Ne gjithashtu jemi të vetëdijëshëm se këto kontrollet sa i përket virusit, mund të jenë një sprovë e vështirë për BE pa kufij, -shtoi ajo.

Ky diskutim lidhur me kufizimet e mundshme në BE, u zhvillua në një seancë dëgjimore të asamblesë parlamentare franko-gjermane, gjatë paradites së sotme, ku mori pjesë edhe kryeministri francez, Jean Castex.

Përveç pandemisë dhe lëvizjes brenda Bashkimit Evropian me apo pa kufizime anti-COVID, e cila ishte edhe tema më me rëndësi, gjatë seancës u diskutua edhe mbi problemet klimaterike, refugjatët, politikat e jashtme dhe ekonomike.

Në Bashkimin Evropian por edhe në të gjithë botën, po qëndron një panik sa i përket përhapjes së shpejtë të variantit delta të COVID-19 dhe shtimit drastik të rasteve të reja pozitive.

Kjo ka bërë që të ridiskutohet mundësia e shtimit të kufizimeve në kufijtë e Bashkimit Evropian me qëllim parandalimin e një tjetër vale të COVID-19.

Megjithatë siç duket shumica e liderëve të BE, janë kundër këtij ndryshimi në kulmin e sezonit turistik.