Celebrities Gossip Showbiz

Vëllai i Madh i dhuron avantazhin Julit, dy banorët që shkojnë ‘kokë më kokë’ në televotim!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Spektakli i “Big Brother VIP” mbush plot 100 ditë nga nisja dhe për ta festuar këtë, të gjithë banorët kanë dalë nga shtëpia. Së bashku, ata kanë performuar në skenë këngën që krijuan duke krijuar një atmosferë fantastike dhe elektrizuese. Teksti i këngës u shkrua nga banorët dhe Graciano krijoi koreografinë, që ata realizuan.

Vëllai i Madh i ka dhënë Julit avantazhin në lojë për të çuar në televotim kokë më kokë dy banorë, ose veten me një banor tjetër për të kuptuar se kush është i preferuari mes tyre.

Në televotimin me pyetjen “Kush është i preferuari juaj?”, Juli ka zgjedhur të dërgojë në nominim veten dhe Eglën.

Ndërkohë informacioni i nxjerrë nga ky televotim do t’i shkojë Julit të martën e ardhshme, si një avantazh i madh i dhuruar nga Big Brother në këtë fazë të lojës, ku pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe.