Bota

Vendimi i parë i samitit G20, palët bien dakord për të marrë frerët e luftës në Ukrainë

Udhëheqësit e grupit të 20 vendeve kanë miratuar gjuhën e kompromisit për pushtimin rus të Ukrainës, duke kapërcyer dallimet midis Moskës dhe pjesës tjetër të grupit që kishin kërcënuar të prishnin shpresat për një komunikatë të përbashkët nga samiti i kësaj fundjave.

Pavarësisht se kanë nisur vetëm pak orë që nga startimi i Samitit të Liderëve G20, diskutimet kanë avancuar. Bashkëbisedimet vijojnë ende, ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe aleatët e tij kanë rënë dakord për dormimin e një korridori të transportit detar dhe hekurudhor, i cili do ta lidhë Indinë me Lindjen e Mesme dhe Evropën, i cili pritet ta ndryshojë tregtinë globale.

Projekti do të përfshijë Shtetet e Bashkuara, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera në G20. Në fokus do të jenë edhe ndryshimit të klimës dhe çështjeve të tjera të diskutueshme globale.

Kryeministri indian Narendra Modi i cili mirëpriti liderët botërorë për samitin e G20 në Nju Delhi, nisjen e takimit dy ditor, e bëri me një deklaratë ku shprehu se bota po përballet me mungesë të besimit, ndërkohë kërkoi që t’i jepet anëtarësia zyrtare Bashkimit Afrikan, megjithëse në këtë samit arriti të siguronte një vend formalisht.

“Jepni anëtarësim të përhershëm në Bashkimin Afrikan në G20. Besoj se të gjithë janë dakord me këtë propozim. Shqetësuese mbetet periudha e pas Covid 19, ku bota po përballet me një krizë të madhe besimi. Lufta e ka bërë këtë, duke shkaktuar shumë mungesa”, deklaroi ai.

Presidenti amerikan Joe Biden, homologu I tij turk Recep Tayip Erdogan, Ursula Von der Layen, Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shumë të tjerë janë prezentë në samitin e rëndësishëm. Në mungesë të diskutimeve janë presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe lideri i Kinës Xi Jinping, por vendet e tyre do të përfaqësohen nga kryeministri i Kinës Li Qiang dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Gjithashtu pjesëmarrës nuk është as kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, për arsye shëndetësore, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.