Bota

Zbulimi i bujshëm për shëndetin e Sergei Lavrov, ja provat që tregojnë se shkoi me urgjencë në spitalin në Indonezi

Ministri i jashtëm rus është transportuar për në spital në Indonezi, pasi ka pasur probleme shëndetësore. Mësohet se ai ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë vizitës së tij në Indonezi, në kuadër të samitit të G20. Menjëherë pasi lajmi u bë i ditur nga mediat ndërkombëtare, Rusia i quajti të rreme raportimet për shtrimin në spital të Sergej Lavrov në Indonezi.

Reuters publikoi një deklaratë të përfaqësueses së Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila e cilësoi informacionin për transferimin e tij në spital si lajm të rremë dhe se ai ndodhet në hotelin e tij. Por si qëndron e vërteta? Konfirmimi vjen nga Spitali Sangla në Denpasar, kryeqyteti i provincës së Balit.

Fjalët, edhe pse të paqarta, të zyrës së marrëdhënieve me publikun dëshmojnë për këtë:

“Ne mund të konfirmojmë vetëm se një delegacion nga G20 erdhi në spitalin tonë. Ata kërkuan ndihmë mjekësore dhe ne ia dhamë. Megjithatë, ne nuk jemi të autorizuar të japim informacione në lidhje me delegimin, individin e përfshirë, diagnozën ose trajtimin”.

Ndërsa fjalët e një punonjësi të ri në departamentin e kardiologjisë, në përgjigje të pyetjes së gazetarit, do të jepnin prova dërrmuese të shtrimit në spital:

“Pikërisht Iccu Ward, kati i dytë”, ku Iccu qëndron për Njësinë e Kujdesit Intensiv Kardiak, një njësi kushtuar atyre me probleme të zemrës që kërkojnë ndërhyrje intensive”

Me pak fjalë, nuk ka siguri absolute, por provat që Lavrov shkoi vërtet në spital tani janë të shumta. Prandaj është e qartë se faktet kanë shkuar ndryshe nga ajo që shpjegoi Rusia. Hipoteza më e mundshme është se ministri rus i është nënshtruar një koronarografie në spitalin ditor është një test invaziv për të kontrolluar nëse ka pasur një atak në zemër.