Dilema Sociale

Vesa Luma dhe Big Basta në Shqipëri?! Ja kur do të rikthehen

Vesa Luma prej kohësh është vendosur në Zelandën e Re, së bashku me bashkëshortin e saj Big Basta dhe djalin e tyre, Lian.

Çifti shumë i dashur për publikun, Vesa Luma dhe Geri Xhari ose siç njihet ndryshe Big Basta, ishin sot të ftuar në linjë telefonike tek “Dilema Sociale” në Top Albania Radio.

Normalisht që këngëtares Vesa Luma, i shtrohet shpesh pyetja se kur do të kthehet në Shqipëri, pas largimit të saj dhe këtë herë në këtë intervistë radiofonike, ajo jep përgjigjen e saj edhe pse gjithmonë në varësi të profesionit.

Po patjetër… Na nuk po guxojmë me bo plan, dëshira ka qenë të kthehemi në jetë, tash është tjetër dëshirë, normalisht që sa të vijë vera do të vijmë andej gjithsesi, mbase të rrijmë një kohë pak më të gjatë andej dhe pastaj të kthehemi prapë meqë kemi edhe rezidencën tani dhe nuk është ndonjë problem. Por varet nga planet, varet nga projektet, gjithmonë jemi të hapur për bashkëpunime si këtej dhe andej, edhe këtej jemi mirë me punë, kështu që nuk është se po e kufizojmë jetën të jemi këtu apo andej. Thjesht të jemi shëndosh të kalojë kjo pandemi dhe pastaj projektet do të bëjnë lëvizjet tona.

Sa i përket atdheut dhe profesionit, Vesa dhe Big Basta u shprehën se atdheu është pjesë e shpirtit, por normalisht që do të shkojnë aty ku i thërret profesioni sepse ky i fundit i ndihmoi të jenë ata që janë sot.