Showbiz

Victoria Beckham përjashtohet nga “Spice Girls”?!

Që pas ribashkimit të tyre fansat kanë mësuar shumë për marrëdhënien që ato ndajnë me njëra-tjetrën dhe kjo falë faktit se nuk arrijnë dot të bien në ujdi së bashku.

Tashmë që Victoria Beckham po përgatitet për Javën e Modës në Londër për të cilën është shumë e emocionuar, miket e saj kanë vendosur t’i kthejnë kurrizin, ose të paktën kështu mendohet.

Në një instervistë për James Corden, Mel B dhe pjesëtaret e tjera të “Spice Girls” kanë zbuluar se grupi i tyre shumë shpejt do të nisë një turne muzikor botëror me ose pa Victoria Beckham. Meqënëse kjo e fundit nuk ka dëshirë të këndojë dhe ribashkimi nuk i transmeton asnjë emocion, atëherë është më mirë që mos jetë fare pjesë e tyre.

Sa i përket këtyre deklaratave, stilistja e famshme nuk e ka marrë mundimin e reagojë. Java e Modës në Londër për të mbetet angazhimi primar pasi ajo jo vetëm që shënon 10 vjetorin e markës së saj por gjithashtu do të prezantojë koleksionin e ri për herë të parë në këtë event mode.