Celebrities Film & Tv Music

Vlashent Sata së shpejti me një performancë live nga Kalaja e Bashtovës, por ja ku e kemi hasur për herë të parë këtë kala…

Atë e kishim pak javë më parë të ftuar në të mërkurën artistike ku foli për hitet e tij muzikore, raportin me Dojna Memën dhe marrëdhënien e veçantë që kishte me babain e tij të ndjerë. Bëhet fjalë për Vlashent Satën i cili sapo na ka zbuluar një detaj mjaft interesant të një projekti të ri.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vlashenti zbuloi se shumë shpejt do të vijë me një koncert apo perfomancë live në kalanë e Bashtovës. Ai ka publikuar një video të shkurtër me pamje nga kalaja e cila nuk është e panjohur për ne.

Kujtojmë se kalaja e Bashtovës ka qënë edhe destinacioni që Top Channel ka përzgjedhur në vitin 2019-të për të realizuar spotin e ri që asokohe shënonte edhe fillimin e një tjetër sezoni televiziv.

Megjithatë, përpara këtyre, kjo kala u bë ‘popullore’ për publikun e gjerë në promon e Ledion Liços për edicionin e dytë të “The Voice Kids”. Për të gjithë ju që e kishit harruar këtë spot kaq të bukur e të veçantë, na lejoni t’ju freskojmë kujtesën.

Realizimi i këtij spoti nuk ishte dhe aq i lehtë për pjesëmarrësit, madje ishte një sfidë e vërtetë të xhiroje në kushte të vështira të motit si dhe në lartësinë e mureve të kalasë. Prandaj, ky mbetet një ndër promot më të bukura të realizuara ndonjëherë në kalanë e Bashtovës.

Kalaja e Bashtovës ngrihet pranë fshatit të Vile-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Ajo është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve, për shkëmbime tregtare.